Bota

Norvegjia merr vendim, të gjithë udhëtarët që do të hyjë në vend do të tesohen/ Kryeministria: Po të përhapet mutacio

31 Dhjetor 2020, 21:38 Nga DOSJA
Norvegjia merr vendim, të gjithë udhëtarët që do

NORVEGJI- Norvegjia ka vendosur masa parandaluese për udhëtarët që do të vijnë në vend, për të shmangur përhapjen e mutacionit të ri.

Sipas mediave të huaja, të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Norvegji do të testohen për Covid-19 brenda 24 orëve nga hyrja në vend. Lajmi është konfirmuar nga kryeministrja e vendit Erna Solberg, e cila ka thënë se në rast se mutacioni i ri i Covid-19 përhapet do të shkaktojë një mbyllje totale.

Nëse ky lloj do të përhapet në Norvegji, ai ndoshta do të sillte një mbyllje të plotë të popullsisë,” tha kryeministrja Erna Solberg.

Mësohet se kjo masë e re do të hyjë në fuqi në 2 janar. Norvegjia si të gjitha vendet e tjera evropiane ndaloi trafikun nga Britania e Madhe në 21 Dhjetor, pas raporteve të llojit te ri të mutacionit.

Që prej fillimit të pandemisë në Norvegji janë regjistruar 49,410 persona të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 436 pacientë.

(K.a/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota norvegji norvegji

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2020, 18:24

Kosova ndihmon Kroacinë me 100,000 euro

Kosova ndau 100,000 euro për Kroacinë, e cila këtë javë u godit nga një tërmet i fuqishëm.Qeveria e Kosovës njoftoi përmes një komunikate për media se ka miratu...