Bota

Viti i ri në Kosovë: Një person goditet me “plumb qorr”, tjetri humb dorën nga fishekzjarret

1 Janar 2021, 06:50 Nga DOSJA
Viti i ri në Kosovë: Një person goditet me “plumb

PRISHTINË- Viti i Ri 2021 është shoqëruar me incidente në Kosovë. Mediat raportojnë se 10 persona janë paraqitur në Urgjencën Kombëtare, pasi janë lënduar nga fishekzjarret, plumbat “qorr” dhe nga mjetet e tjera piroteknike.

Ndërkohë që një qytetar është paraqitur në spital me dorën e dëmtuar për shkak të fishekzjarreve. Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë në shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes të shtuar.

“Fatmirësisht mësuam nga ekipet kujdestare që numri i të lënduarve këtë vit është më i vogël krahasuar me vitet e mëhershme. Megjithatë ne do të dëshironim që fare të mos ketë lëndime të tilla. Prandaj edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Kosovës urime Viti i Ri, por festoni dhe vazhdoni të qëndroni në familjet tuaja”, tha ai.

Ndërkohë që edhe Kosova njësoj si Shqipëria dhe vendet e tjera, e ka festuar ndërrimin e viteve nën pushtetin e COVID19. Qytetarët u mblodhën me familjet e tyre nëpër banesa duke evituar grumbullimet, ndërsa bebja e parë për vitin 2021 edhe në Kosovë është një vajzë, e lindur po në orën 00:01 njëlloj si në Tiranë. 

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ndalimi i fishekzjarreve plagosje me fishekzjarre valbon krasniqi ndalimi i fishekzjarreve plagosje me fishekzjarre valbon krasniqi

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2020, 18:24

Kosova ndihmon Kroacinë me 100,000 euro

Kosova ndau 100,000 euro për Kroacinë, e cila këtë javë u godit nga një tërmet i fuqishëm.Qeveria e Kosovës njoftoi përmes një komunikate për media se ka miratu...