Bota

Presidenti Trump kthehet në Uashington mes betejave politike

31 Dhjetor 2020, 20:27 Nga DOSJA
Presidenti Trump kthehet në Uashington mes betejave politike

Presidenti Donald Trump kthehet sot nëUashington, një ditë më herët nga planifikimi,ndërsa vazhdon betejën e tij me Kongresin mbiprojektligjin për mbrojtjen, pagesat në formëçeqesh për amerikanët si dhe një përpjekje për tëpërmbysur fitoren e zotit Biden në zgjedhjet e nëntorit.

Zoti Trump fillimisht ishte planifikuar të merrtepjesë në një festë me rastin e Vitit të Ri nëvendpushimin e tij Mar-a-Lago të Floridës.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë asnjë arsye përkëtë ndryshim, por kjo përkon me synimin e Kongresit për të anashkaluar një veto tëpresidentit ndaj një projektligji të rëndësishëmmbi mbrojtjen, me kërkesën e tij për të rriturstimulin financiar për amerikanët si dhe me njërritje të tensioneve me Iranin.

Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell, duket se i dha një goditje përfundimtare tëmërkurën kërkesës së zotit Trump për të rriturndihmën direkte për amerikanët lidhur me pandeminë, duke refuzuar të caktojë një votim tëshpejtë për të rritur ndihmën për amerikanët nga600 në 2 mijë dollarë.

Zoti Trump po ushtron presion ndaj republikanëveme një seri postimesh në twitter gjatë ditëve tëfundit. Ai ka sulmuar udhëheqësit republikanëduke i cilësuar si të dobët, për faktin që ata nukdëshirojnë ta rrisin shumën e ndihmës në formëne çeqeve stimuluese.

Republikanët në Kongres e kanë mbështeturkryesisht zotin Trump gjatë katër viteve tëtrazuara të mandatit të tij, por presidenti ështëzemëruar që ata nuk i kanë mbështetur plotësishtpretendimet e tij për manipulim në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Tensionet mes republikanëve janë përkeqësuarnga një përplasje e dytë lidhur me një përpjekje tëKongresit për të anashkaluar veton e zotit Trump ndaj projektligjit mbi mbrojtjen.

Senati i kontrolluar nga republikanët votoi 80 me 12 të mërkurën për të filluar debatin mbi këtëçështje, me një tjetër votim procedural të premten. Nëse do të jetë e suksesshme, përpjekja do të çontenë anashkalimin e një vetoje të vendosur ngaPresidenti Trump.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar ngademokratët votoi të hënën për të përmbysur vetone zotit Trump kundër projektligjit të mbrojtjes.

Ndërkohë tensionet SHBA-Iran kanë patur njërritje të shpejtë.

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarifakuzoi të enjten Uashingtonin se po përpiqet tësajojë një pretekst për të sulmuar vendin e tij. Ai tha se Teherani do të mbrohet edhe pse nukkërkon luftë.

Dy bombardues amerikanë B-52 fluturuan mbiLindjen e Mesme të mërkurën në atë që zyrtarëtamerikanë thanë se ishte një mesazh përvetpërmbatje ndaj Iranit, përpara përvjetorit tëparë të një sulmi me dron nga amerikanët gjatë tëcilit u vra gjenerali i lartë iranian Qassem Soleimani, më 3 janar 2019.

Marre nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2020, 18:24

Kosova ndihmon Kroacinë me 100,000 euro

Kosova ndau 100,000 euro për Kroacinë, e cila këtë javë u godit nga një tërmet i fuqishëm.Qeveria e Kosovës njoftoi përmes një komunikate për media se ka miratu...