Bota

Miratohet me urgjencë! OBSH aprovon vaksinën anti Covid, nis shpërndarja për vendet e varfëra

1 Janar 2021, 09:09 Nga DOSJA
Miratohet me urgjencë! OBSH aprovon vaksinën anti Covid, nis

SHBA– Lajme të mira në nisje të 2021-it! OSHB ka dhënë miratimin për aprovimin urgjent të vaksinës Pfizer/ Biotech.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka aprovuar vaksinën Pfizer / BioNTech për përdorim urgjent, duke hapur rrugën që ajo të shpërndahet në vendet në nevojë. Kjo është vaksina e parë që shtohet në Listën e Përdorimit Emergjent (EUL) të organizatës OKB-së.

Shtimi i tij lejon vendet të përshpejtojnë procesin e tyre të miratimit rregullator për vaksinën dhe UNICEF dhe Organizata Pan-Amerikane e Shëndetësisë për të sjellë vaksinën në vendet që kanë nevojë për të.

Ky është një hap shumë pozitiv drejt sigurimit të aksesit global për vaksinat COVID-19”, tha Mariangela Simao, një zyrtare e lartë e OBSH-së e ngarkuar me sigurimin e aksesit në ilaçe.

Vaksina anti-Covid e Pfizer dhe BioNTech u miratua një muaj më parë në Angli nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA). Anglia është bërë kështu vendi i parë në botë që ka miratuar një vaksinë anti-Covid për përdorim masiv. Tashmë falë miratimit nga OBSH, vaksina tashmë do jetë dhe në vendet e varfëra.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota biontech dhe pfizer vaksina anti-covid biontech dhe pfizer vaksina anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2020, 18:24

Kosova ndihmon Kroacinë me 100,000 euro

Kosova ndau 100,000 euro për Kroacinë, e cila këtë javë u godit nga një tërmet i fuqishëm.Qeveria e Kosovës njoftoi përmes një komunikate për media se ka miratu...