Bota

Mbretëria e Bashkuar nis sot një epokë të re pas ndarjes zyrtare nga Bashkimi Evropian

1 Janar 2021, 08:18 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar nis sot një epokë të re pas ndarjes

BRITANI E MADHE- Mbretëria e bashkuar nis sot një epokë të re pasi ka përfunduar ndarjen nga Bashkimi Evropian. Nga ora 23:00 e ditës së djeshme, Mbretëria e Bashkuar nuk ndjek më rregullat e Bashkimit Evropian për tregtinë, udhëtimet, emigracionin dhe sigurinë. Marrëveshjet e reja kanë hyrë në fuqi, ndërsa kryeministri Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar ka marrë “lirinë në duart tona” dhe aftësinë për t’i bërë gjërat “ndryshe dhe më mirë” tani se procesi i gjatë i Brexit kishte mbaruar.

Kamionët e parë hynë në Mbretërinë e Bashkuar pa vonesa, megjithatë, ministrat kanë deklaruar se gjatë ditëve të para mund të ketë disa probleme, derisa të gjitha vendet të njihen me ndryshimet. Zëdhënësi i EuroTunnel, John Keefe konfirmoi mbarëvajtjen e kalimit të trageteve. “E gjitha shkoi mirë, gjithçka po funksionon ashtu si ishte para orës 11:00. Është shumë, shumë e qetë, ka shumë pak kamionë përreth, siç parashikuam“.-tha ai. 

Mbretëria e Bashkuar u largua nga BE më 31 janar 2020, tri vite e gjysmë pasi qytetarët votuan në referendum pro Brexit. Megjithatë për gati 12 muaj, Britania zbatoi rregullat e tregtisë së BE. Unioni dhe Britania nënshkruan një traktat historik mbi partneritetin ekonomik. Traktati u bë ligj në parlamentin britanik. Ky traktat parashikon që prodhuesit e Britanisë do të kenë qasje pa tarifa në tregun e brendshëm të BE, që do të thotë se nuk do të ketë taksa importi për mallrat që kalojnë midis Britanisë dhe kontinentit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson brexit mbreteria e bashkuar boris johnson brexit mbreteria e bashkuar

Sondazh

Poll

Bota 31 Dhjetor 2020, 18:24

Kosova ndihmon Kroacinë me 100,000 euro

Kosova ndau 100,000 euro për Kroacinë, e cila këtë javë u godit nga një tërmet i fuqishëm.Qeveria e Kosovës njoftoi përmes një komunikate për media se ka miratu...