Vaksina e kompanisë AstraZeneca ofron shpresë për britanikët
BRITANI– Vaksina nga AstraZeneca kushton më lirë për t’u prodhuar dhe mund të ruhet në frigoriferë të zakonshëm.Ndërsa Britania ka miratuar vaksinën kundë...
SHBA– Dy anije luftarake amerikane lundruan të enjten përmes ngushticës së ndjeshme të Tajvanit, tha Marina e SHBA.
Ky është misioni i dytë i këtij lloji gjatë muajit dhjetor dhe vjen pothuajse dy javë pasi një aeroplanmbajtëse kineze kaloi nëpër të njëjtën rrugë ujore.
Kina e pretendon si territorin e saj Tajvanin, i cili qeveriset në mënyrë demokratike.
Ajo është e zemëruar nga mbështetja e shtuar e Shteteve të Bashkuara ndaj ishullit, siç janë shitjet e armëve dhe kalimi i anijeve luftarake amerikane nëpër ngushticën e Tajvanit, gjë që i ka tensionuar më tej marrëdhëniet Pekin-Uashington.
Marina e SHBA tha se destrojerët amerikanë USS John S. McCain dhe USS Curtis Wilbur, të pajisur me raketa, “kryen një kalim tranzit rutinë në ngushticën e Tajvanit më 31 dhjetor në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.
“Kalimi i anijeve përmes ngushticës së Tajvanit demonstron përkushtimin e SHBA për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur. Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të fluturojë, lundrojë dhe të veprojë kudo që e lejon ligji ndërkombëtar,” thuhej në deklaratë.
Ky është lundrimi i 13-të përmes ngushticës nga marina amerikane këtë vit.
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se anijet kishin lundruar në një drejtim verior përmes ngushticës në atë që e quajti një “mision të zakonshëm”. Forcat e armatosura të Tajvanit monitoruan lundrimin dhe situata është “normale”, shtoi ministria.
Ushtria e Kinës tha se e kishte ndjekur nga pas anijen luftarake të SHBA që kaloi përmes ngushticës më 19 dhjetor dhe e dënoi misionin e saj.
Marrë nga VOA
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRITANI– Vaksina nga AstraZeneca kushton më lirë për t’u prodhuar dhe mund të ruhet në frigoriferë të zakonshëm.Ndërsa Britania ka miratuar vaksinën kundë...
SHBA-Një ngjarje tronditëse është filmuar nga kamerat e sigurisë në një rrugë në Bronx të New Yorkut. Në pamjen që është bërë virale shfaqet momenti kur një gjy...
SHBA-Në Amerikë deri në ditën e fundit të dhjetorit, janë vaksinuar 2.6 milion njerëz kundër Covid-19, duke bërë që vendi të mbetej larg objektivit të qeverisë ...
Një grua e lindur në një qytet të vogël hungarez, e cila u rrit e lumtur në një shtëpi pa ujë të rrjedhshëm dhe pa energji elektrike, është sot një nga shkencët...
ÇEKI-Shifra e të infektuarve në Çeki është rritur, duke shënuar rekord. Gjatë orëve të fundit janë regjistruar 16.936 raste të reja infektimi me k...
ITALI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Trupat e tre personave janë gjetur të vdekur në një banesë. Sipas mediave italiane raportohet se një prej trupave...
SHBA-Samuel Little, një vrasës serial ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare në një spital në Kaliforni. Sipas mediave, ai po vuante një dënim të përjetsh...
KALIFORNI-Varianti i ri i Covid-19, i cili është shfaqur për herë të parë në Britaninë e Madhe, është zbuluar së fundmi dhe në Kaliforni. Sipas mediave të huaja...
BRITANI– Varanti i ri ka zgjuar shqetësim dhe shumë pikëpyetje. A përhapet më lehtë? A shkakton sëmundje më të rëndë? Si reagon ndaj vaksinës dhe terapive mjekë...
HOLANDË-Bllokimi kombëtar në Holandë, për të shmangur përhapjen e Covid-19, mund të zgjasë deri në mes të shkurtit. Lajmi është konfirmuar nga një prej zyr...