Aktualitet

Eksponenti i PS-së dhunoi drejtoreshën, flet prindi: Fëmija erdhi i terrorizuar, rrahu 2 mësuese, njëra shtatzënë

29 Prill 2019, 06:57 Nga DOSJA
Eksponenti i PS-së dhunoi drejtoreshën, flet prindi: Fëmija erdhi

TIRANË- Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi dhunimin e drejtoreshës së shkollës 9-vjeçar në Lundër, nga një person i njohur si eksponent i Partisë Socialiste, por ngjarja po mbahet e fshehtë. (Lexo këtu)

Dosja.al nuk është mjaftuar me kaq dhe ka siguruar dëshminë e një prindi, i cili konfirmon goditjen e drejtoreshës nga një person i dehur, i cili sikur të mos mjaftonte me kaq ka goditur edhe dy mësuese të kësaj shkolle.

“Drejtoresha e shkollës, Alma Kaziu, është goditur. Di që ka shkuar një zotëri tek shkolla i pirë, për arsye se djali i tij ishte zënë me një nxënës tjetër. Drejtoresha është munduar ta qetësojë, por ai ka përdorur dhunë ndaj drejtoreshës dhe dy mësueseve të tjera. Personi në fjalë ka vajtur në një klasë të 3-të dhe ka filluar të ulërasë. Mësuesja i ka folur me qetësi, por ai e ka goditur edhe mësuesen e cila është aktualisht shtatzënë”, shprehet një prind për Dosja.al, duke transmetuar fjalët e fëmijës së tij.

Po ashtu prindi shprehet: “Fëmija erdhi i terrorizuar në shtëpi”. Por pavarësisht kësaj, Policia ende nuk ka një njoftim mbi këtë rast dhe nëse ka marrë masa për dhunuesin apo jo.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alma kaziu dëshmia e prindërit drejtoresha në lundër alma kaziu dëshmia e prindërit drejtoresha në lundër

Sondazh

Poll