Aktualitet

Si u vranë të rinjtë në Laç, ishin në një tavolinë në lokal, tentuan të iknin…por s’shpëtuan dot

28 Prill 2019, 20:16 Nga DOSJA
Si u vranë të rinjtë në Laç, ishin në një

LAÇ- Të tjera detaje janë zbuluar pas vrasjes së dyfishtë në qytetin e Laçit. 

Dosja.al mëson se policia ka shoqëruar disa persona të cilët mësohet se kanë qenë dëshmitarë okular në kohën kur ka ndodhur ngjarja. 

Viktimat e kësaj ngjarje janë Mikel dhe Jani Jushi, 30 dhe 35 vjeç, ndërsa janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit ku ka ndodhur ngjarja. 

Burime i thanë Dosja.al, se dy viktimat kanë qenë në një lokal me autorët e ngjarjes, por pas një sherri banal, ndaj tyre është hapur zjarr. Dy viktimat janë munduar të shpëtojnë duke u larguar në këmbë nëpër një rrugicë, por sërish ata janë qëlluar me breshëri.

Pavarësisht dërgimit të tyre në spital, ata kanë ndërruar jetë në sallën e operacionit. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje në laç vriten 2 persona në laç vrasje në laç vriten 2 persona në laç

Sondazh

Poll