Aktualitet

Pas grabitjes në Rinas gjermanët kanë frikë të vizitojnë Shqipërinë. Mesazhi drejtuar Berishës

28 Prill 2019, 13:30 Nga DOSJA
Pas grabitjes në Rinas gjermanët kanë frikë të

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresë të tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetarje gjermane, e cila shprehet se ndihet e pasigurt rreth vizitës së saj në Shqipëri, pas grabitjes së ndodhur në Rinas.

Bashkëngjitur mesazhit, Berisha shkruan: “Ketu e katadisen Shqiperine kreu i meduzes dhe banda e tij ma grabitjen e shekullit!”

Postimi i plotë:

Ketu e katadisen Shqiperine kreu i meduzes dhe banda e tij ma grabitjen e shekullit!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital qe priste mikeshen e tij nga Gjermania. sb

Pershendetje zoti berisha jam mire dhe uroj qe te jesh mire dua te ndaj me ty nje problem . Te premten me date 19 me vjen nje mike e imja nga gjermania dhe me ka derguar nje email qe tregon friken dhe pa sigurine qe ka ndaj shqiperise. Ja dhe emali se me dergoi.

Hi Sam,

now it is only 2 days

Could you as well give me a phone number where I can reach you and your home adress. Just in case anything gets wrong at the airport.

Maybe we get robbed like the Austrian Airlines last week.

Looking froward to seeing you and your family soon.

Best regards
Sabine

te lutem tregoju se sa e sigurte eshte shqiperia te mjert ne kush po na drejton. Mund ta publikosh. Edhe me emrin tim nuk ka problem . Zoti qofte me ty i nderuar.

Grabitja në Rinas ndodhi më datë 9 prill, ku 5 persona të maskuar vodhën për më pak se dy minuta plot 6.7 milionë euro. Deri tani janë arrestuar: Elton Pikli, Oltian Veseli, Alkon Bengasi, Renaldo Sula dhe Saimir Çela. Në  kërkim si autor direkt në grabitje është shpallur Talo Çela. Gjithashtu në kërkim janë edhe: Klement Çala;  Eldi Çala; Marenglen Hoxha, ish-punonjës policie dhe Aleks Pepa. Pjesëtar në bandën e “Rinasit” ishte edhe Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë pak pas grabitjes.

 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjermanët të frikësuar për të vizituar shqipërinë grabitja ne rinas gjermanët të frikësuar për të vizituar shqipërinë grabitja ne rinas

Sondazh

Poll