Aktualitet

DETAJE/ Aksidenti i rëndë në Tapizë, makina po ecte me 120 km/h. Shoferi dyshohet se ishte i dehur

28 Prill 2019, 15:38 Nga DOSJA
DETAJE/ Aksidenti i rëndë në Tapizë, makina po ecte me 120

TIRANË- Të tjera detaje kanë dalë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mesnatën e mbrëmshme në afërsi të Urës së Tapizës, ku 2 persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas policisë, makina audi e cila ka dalë jashtë rruge, ka qenë duke ecur me shpejtësi marramendëse rreth 120 km/h.

Kjo dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i aksidentit ku humbën jetën E.H, 34 vjeç, drejtuesi i makinës dhe 28 vjeçarja Rr.Gj.

Si pasojë e shpejtësisë së lartë ‘Audi’ ka fluturuar jashtë rruge në kanal duke bërë disa rrotullime në ajër dhe një shkaqet dyshohet edhe konsumimi mbi normat i alkoolit te drejtuesi i mjetit.

Të plagosura kanë mbetur edhe dy vajza të cilat ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të përplasjes së fortë, nxjerrja e trupave të plagosur dhe atyre të pajetë nga makina ka qenë shumë e vështirë.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident dy të vdekur shoferi i dehur tapizë aksident dy të vdekur shoferi i dehur tapizë

Sondazh

Poll