Aktualitet

Të rinjtë ikën me vrap pasi panë armët, zbardhet dinamika e vrasjes së dyfishtë në Laç (FOTO)

29 Prill 2019, 05:34 Nga DOSJA
Të rinjtë ikën me vrap pasi panë armët, zbardhet

Laç-Nga një breshëri plumbash mbrëmjen e djeshme në Laç humbën jetën dy kushërinjtë Mikel dhe Jani Jushi.

Sipas dëshmitarëve, dy të rinjtë Mikel Jushi (30-vjeç) dhe Jani Jushi (35-vjeç) ishin brenda një lokali kur debatuan me autorët.

Dy palët më pas kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar, sherri ka agravuar dhe duke parë që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë janë larguar me vrap.

Në këto momente ata janë ndjekur nga autorët për rreth 100 metra, ku edhe aty janë qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi  në një lokal në lagjen Nr. 1 të qytetit.  Dy të rinjtë u sollën me urgjencë në një prej spitaleve private në Tiranë, ku iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra.

Për autorët ende nuk dihet asgjë, ndërsa dyshimet e para lidhen me konflikte të vjetra mes autorëve dhe dy viktimave, që janë edhe kushërinj të parë. Nga policia janë  sekuestruar kamerat e sigurisë dhe janë shoqëruar disa persona.

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jani jushi (35-vjeç) mikel jushi (30-vjeç) vrasja në laç vriten dy kushërinjtë jani jushi (35-vjeç) mikel jushi (30-vjeç) vrasja në laç vriten dy kushërinjtë

Sondazh

Poll