Aktualitet

Maqedonia e Veriut sërish para Shqipërisë/ Rama nesër takim ‘kokë më kokë’ me kancelaren Merkel

28 Prill 2019, 16:30 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut sërish para Shqipërisë/ Rama nesër takim

GJERMANI- Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel do të zhvillojë nesër një takim kokë më kokë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi për shtyp, ku është zbuluar edhe axhenda e takimeve të kancelares gjermane.

Mësohet se Merkel së pari do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e më pas do të takohet me kryeministrin Rama.

Gjermania sërish si duket i ka dhënë më shumë rëndësi Maqedonisë së Veriut, sesa Shqipërisë, ndërsa kujtojmë se eurokomisioneri Hahn është shprehur 2 ditë më parë për Agjencinë Gjermane të Lajmeve, se Maqedonia e meriton më shumë se Shqipëria hapjen e negociatave. (Lexo këtu)

Takimi në fjalë vjen në kuadër të Samitit për Ballkanin, ku të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen bashkë të hënën në Berlin, me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe presidentit Emmanuel Macron.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet angela merkel kryeministri edi rama rama takim me merkel angela merkel kryeministri edi rama rama takim me merkel

Sondazh

Poll