Aktualitet

Makina përplas këmbësorin, 23-vjeçari me urgjencë drejt spitalit. Shoqërohet drejtuesi i mjetit

28 Prill 2019, 17:51 Nga DOSJA
Makina përplas këmbësorin, 23-vjeçari me urgjencë

TIRANË- Një aksident mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në aksin Maminas-Gjiri i Lalzit, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se i aksidentuari është një i ri 23-vjeçar me inicialet M. Ll, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Po ashtu mësohet se është shoqëruar në polici drejtuesi i automjetit, shtetasi me inicialet A.L. 48 vjeç. 

Njoftimi i policisë: 

Më datë 28.04.2019, rreth orës 18:50 ,në aksin rrugor Maminas- Gjiri i Lalëzit, në Armath, Manzë, në vendin e quajtur “Akullorja”,  shtetasi A.L., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij  ka aksidentuar shtetasin këmbësor M.Ll, 23 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet Grupi Hetimor dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident mamina një i plagosur me urgjencë në spital aksident mamina një i plagosur me urgjencë në spital

Sondazh

Poll