Aktualitet

Arrestohet 58-vjeçari nga Tirana i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia

28 Prill 2019, 13:16 Nga DOSJA
Arrestohet 58-vjeçari nga Tirana i shpallur në kërkim

TIRANË- Policia ka arritur të vërë në pranga një 58-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Sipas policisë, i arrestuari është shtetasi me inicialet M. Xh., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet se ka marrë pjesë në organizatë kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kapet dhe arrestohet përkohësisht një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P. Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, u kap dhe u arrestua përkohësisht shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar: M. Xh., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Napolit/Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 74 i ligjit 309/1990 dhe Nenet 3, 4 të ligjit 146/2006 të Kodit Penal Italian.

Gjatë vitit 2016 dyshohet se ky shtetas ishte pjesë në një organizate kriminale, e cila merrej me trafikimin e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë nga Holanda drejt Italisë

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 58-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga italia arestohet 58-vjeçari 58-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga italia arestohet 58-vjeçari

Sondazh

Poll