Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Isa Mustafa: Avdullah Hoti do të jetë kandidati i LDK-së për kryeministrër 

30 Dhjetor 2020, 14:34 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Isa Mustafa: Avdullah Hoti do të jetë

KOSOVË- Avdullah Hoti do të jetë kandidati për Kryeminstër në Kosovë nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lajmin e dha vetë kryetari i saj, Isa Mustafa me anë të një deklarate për shtyp. Ai tha se qeveria aktuale me në krye Hotin ka treguar se janë puntorë dhe se i zbatojnë ligjet e përpikëmëri.

Vlerësimet tona janë se Qeveria s’ka ra si pasojë e mospunës. Gjithë kjo ka ndodhë, jashtë fajit të Qeverisë. Z. Hoti ka punuar drejt, ka treguar drejt, se edhe vet edhe Qeveria zbaton Ligje. Avdullah Hoti do të jetë kandidat i yni për kryeministër edhe në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

Kosova do shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi Gjykata Kushtetuese  konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti isa mustafa kosova ne zgjedhje avdullah hoti isa mustafa kosova ne zgjedhje

Sondazh

Poll