Bota

Moment prekës/ Qeni refuzon të largohet nga rrënojat e shtëpisë të rrezuar nga tërmeti në Kroaci 

30 Dhjetor 2020, 14:22 Nga DOSJA
Moment prekës/ Qeni refuzon të largohet nga rrënojat e

KROACI- Një qen refuzon që të largohet nga rrënojat e shtëpisë së tij të rrëzuar nga tërmeti. Në foton e shpërndarë nga mediat kroate shihet një qen i shtrirë në tullat e rrënuara. Kjo foto e qenit është dhënë edhe gjatë një edicioni lajmesh ku u tha se ai po ruante shtëpinë e tij të dikurshme.

Gjithashtu është bërë me dije se pronarja e qenti është Tomislav Suknaić. Ndërkohë që një gazetar në rrjetet sociale shkruante që familja e qenit është mirë por ata nuk kanë asgjë tjetër përveç njëri-tjetrit.

“Familja dhe kafshët janë mirë. Përveç njëri-tjetrit, ata nuk kanë asgjë më shumë”,shkruante një gazetar.

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka “shkundur” ditën e djeshme Kroacinë. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota termet ne kroaci tomislav suknaić termet ne kroaci tomislav suknaić

Sondazh

Poll