Politike

Rama inspekton shkollën e re në Krujë: Ndërtimi i shkollave, përgjigje ndaj kujtdo që gjuan me ‘gurë’. Ahmeta

30 Dhjetor 2020, 14:27 Nga DOSJA
Rama inspekton shkollën e re në Krujë: Ndërtimi i shkollave,

KRUJË- Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ditën e sotme kanë inspektuar shkollën që po ndërtohet në Derven të Krujës.

Teksa ka parë palestrën e shkollës “Kastrioti” në Derven të Krujës, Rama nuk ka harruar të japë edhe një ide për dritaret. Në fjalën e tij ai ka thënë që dritaret e palestrës të vendosen me rrjet që të mos thyhen.

“Dritaret e palestrës mirë është t’i vendosim me rrjetë se pastaj thyen dhe pastaj fillon historia. 158 shkolla të reja me standarde europiane janë një përgjigje kuptimplotë, ndaj kujtdo që gjuan me gurë e me baltë mbi këtë qeveri që në 7 vjet e 3 muaj ka bërë më shumë për Shqipërinë që Duam se sa të gjitha qeveritë e tjera bashkë”, tha kryeministri Rama.

Ndërkohë, siç shihet në videon e publikuar nga Rama,  Ahmetaj, është përplasur me një dërrasë duke zbritur nga shkallërt, por që situatën e ka kaluar me sportivitet.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj edi rama arben ahmetaj edi rama

Sondazh

Poll

Politike 30 Dhjetor 2020, 14:12

TIRANË – Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka folur mbi një ngjarje të rëndë në ’97-ën ku është kërcënuar me jetë. Në një intervistë për emisionin ...