Sport

VIDEO/ Nis pjesa e dytë, Vllaznia duhet të “mallkojë” fatin, Dilaver humbet rastin e artë

30 Dhjetor 2020, 13:56 Nga DOSJA
VIDEO/ Nis pjesa e dytë, Vllaznia duhet të “mallkojë”

TIRANË– Ka startuar në orën 13:45, “klasikja” e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë. Të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin në këtë përballje, për ta mbyllur vitin kalendarik në mënyrën më të mirë të mundshme.

Rasti i parë ishte për Vllazninë, në minutën e 5-të Ardit Hoxhaj godet shtyllën. I pafat sulmuesi vlonjat shumë pranë vijës fatale. Në tentativën e parë Tirana gjen avantazhin, në minutën e 13-të Muçi shënon për bardheblutë në një aksion fantastik.

Pjesa e dytë nis me sulmin e Vllaznisë, në minutën e 47-të Dilaver humbet mundësinë të barazojë shifrat. Pas një harkimi nga e djathta, sulmuesi i skuadrës shkodrane, ka goditur me kokë nga fare pranë, por tentativa e tij ka shkuar mbi kuadrat. Nuk i besojnë syve kuqeblutë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dilaver dilaver

Sondazh

Poll