Aktualitet

Festat e fundvitit/ Manastirliu: 100 ekipe të Urgjencës Mjekësore janë në terren

30 Dhjetor 2020, 13:13 Nga DOSJA
Festat e fundvitit/ Manastirliu: 100 ekipe të Urgjencës Mjekësore

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se janë vendosur ekipe shtesë për përballimin e urgjencave mjekësore, për shkak të festave të fundvitit.

Gjatë një vizite të zhvilluar në spitalin Universitar të Traumës, Manastirliu tha se janë marrë masat për të përballuar situatat problematike, ndërsa shtoi se nuk do të lejohen grumbullime në sheshe.


“Do të kemi në sistemin e Urgjencës Kombëtare 100 ekipe, të cilat janë të shpërndara në terren në postacione për të mbuluar çdo emergjencë në kohë dhe me cilësi. Nga ana tjetër të gjithë sistemet dhe strukturat e urgjencave në spitale por edhe të shërbimeve në spitale do të jenë të përforcuara, duke organizuar punën me shërbimin “on call”, pra të mjekëve të cilët do të jenë të gatshëm, nëpërmjet sistemit të thirrjeve për çdo emergjencë që mund të ketë në spitalet tona. Për kryeqytetin do të kemi 9 ekipe të urgjencës, të cilët do të vendosen në postacione të caktuara dhe dy ekipe shtesë të urgjencës kombëtare si edhe janë siguruar materialet mjekësore, barnat e nevojshme për të përballuar çdo situatë emergjence, qoftë në kuadër të emergjencave, aksidenteve apo problematikave që mund të sjellin festimet e fundvitit”, tha ndër të tjera Manastirliu.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet festat e fundvitit ogerta manalstirliu festat e fundvitit ogerta manalstirliu

Sondazh

Poll