Aktualitet

‘Po folët iu vras’/ DETAJE të reja nga ekzekutimi i Ridvan Ramazanit, KAMERAT zbardhin gjithçka, si i kërcënoi Mehmedaj

30 Dhjetor 2020, 10:59 Nga DOSJA
‘Po folët iu vras’/ DETAJE të reja nga ekzekutimi i Ridvan

SHKODËR– Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga vrasja e Ridvan Ramazanit (Hyseni) në Shkodër, lidhur me ekzekutimin janë zbardhur detaje të tjera lidhur me ngjarjen. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në drejtim të Ridvan Ramazanit janë lëshuar plot 30 plumba automatiku që i kanë shkaktuar edhe vdekjen e menjëherëshme të riut. Ndërkohë brenda makinës së tij tip “BMW X5” është gjetur një gëzhojë pistolete dhe një radio policie. Sendet e gjetura kanë ngritur dyshimin se Ramazani ishte përgatitur për një përplasje me armë me grupin e djemve që ishin konfliktuar me djalin e tij.

E gjithë masakra e ndodhur në zonën e Dajçit në Shkodër është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë të një karburanti duke shtuar edhe dëshmitarët okularë, dy punonjësit e karburantgit Blerim Mlloja dhe Marjeta Gramshi. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, autori i krimit Duel Mehmedaj ka zbrazur gjithë karikatorin e tij në drejtim të Ramazanit dhe më pas i ka kërkuar të vëllait, Hydajetit, që të largohet me makinë, ndërsa vetë Dueliështë futur në karburant dhe me armë në dorë ka kërcënuar punonjësit që të mos tregojnë asgjë nga çfarë kanë parë. Pasi ka dhënë mesazhin e tij, ende me armë në dorë është larguar nga vendgjarja në këmbë.

“…dy vëllezërit Mehmedaj dhe personi i arrestuar Mikljor Gjoka, kanë qenë me automjetin tip “Mercedes-Benz”, me ngjyrë të zezë me targë “AB 259 BA. Nga dera e pasme e pasagjerit, në krahun e djathtë del një person me armë zjarri automatik në dorë dhe qëllon menjëherë me armë zjarri. Drejtimi i qitjes është automjeti tip BMË me targë AA 666 JH, me drejtues shtetasin Ridvan Hyseni. Po ashtu, nga pamjet filmike, rezulton se pasi personi që ka qëlluar me automatik në drejtim të shoferit të BMË, po ashtu dhe viktima ka qëlluar vetëm një herë në drejtim të tij.Por autori është shmangur dhe ka vijuar duke qëlluar me breshëri me automatik pas kokës së viktimës, që përkon me pozicionin e pasagjerit pas tij. Më pas Duel Mehmedaj, pasi ka realizuar vrasjen e Ridvan Ramazanit, ju ka bërë me shenjë bashkëpuntorëve të tij që ndodheshin në makinë të largoheshin. Ndërsa vetë është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Nga pamjet filmike rezulton se autori i krimit, pas vrasjes ka hyrë në ambjentet e brendshme të karburantit, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë…”-thuhet në dokumentacion.

Por edhe pse dy dëshmitarët nuk kanë folur asnjë fjalë lidhur e çfarë ka ndodhur në vendngjarje, gjë që u solli edhe prangosjen për “moskallëzim të krimit”, sërish Duel Mehmedaj, është zbuluar nga kamerat e sigurisë së karburantit.

Për vrasjen e ndodhur më 28 nëntor, në burg ka përfunduar vetëm bashkëpunëtori Mikljor Gjoka, ndërsa dy vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, vijojnë të jenë në kërkim nga policia. Dyshohet se të dy janë larguar në drejtim të Malit të Zi por ende nuk është bërë e mundur kapja e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet duel mehmedaj hydajet mehmedaj vritet ridvan ramazani duel mehmedaj hydajet mehmedaj vritet ridvan ramazani

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 09:44

KRUJË– Një 54-vjeçar me iniciale S. Sh., banues në fshatin Zezë, Krujë është arrestuar pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet municio...

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 09:39

TIRANË– Pandemia e koronavirusit në Shqipëri duket se ka humbur “ritmin” e infektimit të qytetarëve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se...