Aktualitet

Gëzim Tushi: Situata e pandemisë do vështirësohet! Psikologia: Ka ndikuar te individët

30 Dhjetor 2020, 10:58 Nga DOSJA
Gëzim Tushi: Situata e pandemisë do vështirësohet!

TIRANË -Pandemia e Covid-19 dhe pasojat e saj janë shqetësimet që ndjejnë të gjithë personat si në gjendjen psikologjike ashtu edhe ekonomike.

Të ftuar në ABC e Mëgjesit, sociologu Gëzim Tushi e ka cilësuar këtë periudhë si pjesën e butë të pandemisë dhe priten ditë të tjera më të vështira. Ndërsa drejtuesja e Urdhërit të Psikologëve, Valbona Treska është shprehur se pavarësisht situatës alarmante, njerëzit mund ta gjejnë mënyrën për të qenë pranë njëri-tjetrit.


Unë nuk jam mjek po mendoj se do vështirësohet. Mendoj se kjo është pjesa e butë e pandemisë. Ajo që mua më shqetëson është se kjo periudhë pandemike do ketë shumë pasoja. Ajo që më shfaqet është një lloj debati qe po kthehet në politikë. Nga ana tjetër kemi opozitën qe thotë që është bërë shumë keq. Të gjitha ndikojnë në këtë situatë, por ai kryesori është individi, pasi ai e ka në dorë”, tha sociologu.

Gjithë ky viti që kaluam ka ndikuar në psikologji e individit. Edhe dëmet ekonomike kanë bërë të veten. Ajo ç’ka unë mund të them është se ne ok nuk mund të festojmë me njëri-tjetrin, po mund të ndajmë dhurata me njëri-tjetrit. Mund të shkëmbejmë ushqimet. Kjo është një mënyrë për të kaluar këto festa. Gjithë kjo është mënyra që ka ndikuar, mund të bëjmë një videocall me të gjithë familjarët”, tha Treska.

Marrë nga ABC

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gezim tushi valbona treska gezim tushi valbona treska

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 09:44

KRUJË– Një 54-vjeçar me iniciale S. Sh., banues në fshatin Zezë, Krujë është arrestuar pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet municio...

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 09:39

TIRANË– Pandemia e koronavirusit në Shqipëri duket se ka humbur “ritmin” e infektimit të qytetarëve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se...

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 08:57

ITALI– Dëshmitë e marra nga fqinjët e Elona Kaleshës, kanë ngirtur dyshimet se 36-vjeçarja nuk e ka kryer vetëm krimin makabër të vrasjes dhe copëtimit t...