E hoqën nga puna! Flet për herë të parë mjeku Ilir Allkja, nuk e kursen ironinë: Më shkarkuan si dikur ‘për agjitacion
30 Dhjetor 2020, 12:50Nga DOSJA
TIRANË- Kritikat e një mjeku të Urgjencës në QSUT për menaxhimin e dobët nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria të pandemisë së koronavirusit, për mosmbështetjen e mjekëve në veçanti, i kanë kushtuar vendin e punës, Dr. Ilir Allkjës.
I vetmi zë kritik nga brenda sistemit shëndetësor, në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët me COVID, “u shua” sot nga qeveria duke e nxjerrë jashtë dyerve të QSUT, si të pushuar nga detyra, mjekun e mirënjohur. Por për të sqaruar më tepër, gazetarja Dea Dervishi e SYRI TV ka marrë një prononcim nga dr. Allkja.
“Ju falenderoj për zërin që po më jepni, – tha doktori,- Realisht nuk e prisja (shkarkimin). Jam thirrur disa herë në Drejtorinë e QSUT dhe kryefjala ka qenë komunikimi im me mediat. Të gjithë më kanë ndjekur, në komunikimet e mia kam folur për probleme të shëndetit publik. Kam qenë kritik me administrimin e pandemisë dhe problemeve të shëndetit në përgjithësi nga qeveria.”
Dervishi: Fokusohemi tek vendimi për pushim nga puna. Mundet të më lexosh me çfarë motivacioni u bë?
Allkja: Motivacioni ishte për shkelje të etikës dhe konfidencialitetit në punë. Domethënë i bie që unë dhe citohej saktësisht, kishte të bënte me mosruajtjen e informacionit dhe komunikim me mediat.
A është e vërtetë kjo?
Allkja: Unë nuk kam shkelur asnjë lloj Kodi Etik në profesionin tim, në punën time dhe jashtë punës sime. Gjithmonë kam qenë besnik me pacientin, kam bërë më të mirën time për shëndetin e pacientëve që kam trajtuar dhe nuk kam nxjerrë kurrë sekrete që kanë të bëjnë me jetën apo shëndetin e pacientëve. Ky është betimi që kam bërë unë për profesionin ndërsa në lidhje me komunikimin me mediat kam thënë gjithmonë opinionet e mia për mënyrën e mirëadministrimit të shëndetit publik dhe të problemeve sociale politike në tërësi, pasi kam besuar se jetoj në një vend të lirë dhe demokratik ku liria e fjalës është parësore. Realisht kam besuar se të jesh qytetar në një vend të lirë do të thotë të jesh I lirë të bësh kritika karshi sistemit të kërkosh ndryshime përmirësime në sistem. Kjo është A-ja në një demokraci, është A-ja për një intelektual dhe për një profesionist.
Ndërkohë, si ju është komunikuar largimi nga puna?
Allkja: Më takoi postieri I institucionit,më dha një zarf e më kërkoi të firmosja në atë bllokun e tij. E hapa dhe prisja të merrja një paralajmërim a vërejtje, diçka të tillë, sepse besoja se më gjithë këtë zhurmë do të dilnin diku, por një vendim ku flitej për prerje direkte të marrëdhënieve të punës, për pushim direkt nga puna për shkelje flagrante të informacionit, këtë nuk e prisja realisht.
Marrë nga Syri.Tv
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ATHINË– Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar se zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike duke ni...
TIRANË– Policia e Shtetit ka ndëshkuar me 361 gjobë qytetarë që nuk kanë zbatuar masat shtrënguese anti-COVID. 335 prej tyre janë ndëshkuar për mosvendosje...
TIRANË– Safet Bajri, i konsideruar si kreu i një grupi kriminal në qytetin e Shkodrës ka kërkuar të lirohet nga qelia. Lidhur me kërkesën e tij, Gjykata e ...
SHKODËR– Një automjet tip “Mercedes Benz” është grabitur mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Lajmin e ka dhënë vetë pronari i mjetit, i cili është një biznesme...
TIRANË– Kur nuk kanë mbetur edhe shumë orë deri në ditën e ndërrimit të viteve duket sikur qytetarët janë dyndur në Tiranë. Radhë kilometrike janë sh...
SHKODËR– Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga vrasja e Ridvan Ramazanit (Hyseni) në Shkodër, lidhur me ekzekutimin janë zbardhur detaje të tjera lidhur m...
TIRANË -Pandemia e Covid-19 dhe pasojat e saj janë shqetësimet që ndjejnë të gjithë personat si në gjendjen psikologjike ashtu edhe ekonomike.Të ftuar në A...
TIRANË- Pushohet nga puna mjeku i Urgjencës Kombëtare pranë QSUT-së, Ilir Allkja. Shkarkimi i tij nga detyra është firmosur ditën e sotme me pretendimin se...