Aktualitet

E rëndë në Fier/ Makina përplasi nënë e bijë, vdiq 60-vjeçarja! Në pranga shoferi, drejtonte automjetin në gjendje të

30 Dhjetor 2020, 10:56 Nga DOSJA
E rëndë në Fier/ Makina përplasi nënë e bijë,

FIER– Policia e Fierit ka arrestuar sot autorin e një aksidenti, të ndodhur dy ditë më parë në Fier, ku u përplasën nënë e bijë, 60 dhe 33 vjeçe. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Marinëz ku një makinë tip “Opel Astra” përplasi nënë e bijë, të cilat u dërguan me urgjencë në spital por 60-vjeçarja nuk ia doli të mbijetonte. Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i automjetit me iniciale S.P. ishte në gjendje të dehur ndaj ai është arrestuar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan shtetasin S. P., 34 vjeç, banues në Roskovec pasi në datë 28.12.2020, rreth orës 16:30, në fshatin Marinëz, duke drejtuar automjetin tip “Opel Astra”, në gjëndje të dehur, ka aksidentuar shtetaset Z. K., 60 vjeçe dhe N. K., 33 vjeçe, banuese në Marinëz, Roskovec. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar të dyja shtetaset të cilat u dërguan në spitalin e Fierit dhe të nesërmen ka ndërruar jetë në spital shtetasja Z. K. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier policia e fierit fier policia e fierit

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 09:44

KRUJË– Një 54-vjeçar me iniciale S. Sh., banues në fshatin Zezë, Krujë është arrestuar pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet municio...

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 09:39

TIRANË– Pandemia e koronavirusit në Shqipëri duket se ka humbur “ritmin” e infektimit të qytetarëve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se...

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 08:57

ITALI– Dëshmitë e marra nga fqinjët e Elona Kaleshës, kanë ngirtur dyshimet se 36-vjeçarja nuk e ka kryer vetëm krimin makabër të vrasjes dhe copëtimit t...