Masat anti-COVID/ Policia vazhdon me aksionin, 361 persona të gjobitur, ‘dënohen’ me 3.000 lekë të reja
30 Dhjetor 2020, 12:07Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Shtetit ka ndëshkuar me 361 gjobë qytetarë që nuk kanë zbatuar masat shtrënguese anti-COVID. 335 prej tyre janë ndëshkuar për mosvendosjen e maskës mbrojtëse, ndërsa 23 për mosrespektimin e orarit të lejuar të lëvizjes. Po ashtu janë gjobitur edhe 3 subjekte nuk e kanë zbatuar protokollin e vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe janë gjobitur me 1.000.000 lekë.
NJOFTIMI I PLOTË:
Policia e Shtetit
Ndëshkohen me masë administrative 361 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 24 orëve të fundit.
335 prej tyre janë ndëshkuar për mosvendosjen e maskës mbrojtëse, 23 për mosrespektimin e orarit të lejuar të lëvizjes dhe 3 për ushtrim aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 335 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte në të cilët ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 23 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.
Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Safet Bajri, i konsideruar si kreu i një grupi kriminal në qytetin e Shkodrës ka kërkuar të lirohet nga qelia. Lidhur me kërkesën e tij, Gjykata e ...
SHKODËR– Një automjet tip “Mercedes Benz” është grabitur mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Lajmin e ka dhënë vetë pronari i mjetit, i cili është një biznesme...
TIRANË– Kur nuk kanë mbetur edhe shumë orë deri në ditën e ndërrimit të viteve duket sikur qytetarët janë dyndur në Tiranë. Radhë kilometrike janë sh...
SHKODËR– Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga vrasja e Ridvan Ramazanit (Hyseni) në Shkodër, lidhur me ekzekutimin janë zbardhur detaje të tjera lidhur m...
TIRANË -Pandemia e Covid-19 dhe pasojat e saj janë shqetësimet që ndjejnë të gjithë personat si në gjendjen psikologjike ashtu edhe ekonomike.Të ftuar në A...
TIRANË- Pushohet nga puna mjeku i Urgjencës Kombëtare pranë QSUT-së, Ilir Allkja. Shkarkimi i tij nga detyra është firmosur ditën e sotme me pretendimin se...
TIRANË– Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Indrit Rusin, Emiljano Shullazi...