Aktualitet

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut/ Apeli i GJKKO-së lë në burg Shullazin dhe Indrit Rusi e Viktor Ymerin

30 Dhjetor 2020, 10:32 Nga DOSJA
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut/ Apeli i GJKKO-së lë në

TIRANË– Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Indrit Rusin, Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin, të tre akuazuarit për vrasjet e bujshme të vitit 2005.

Togat e zeza kanë vendosur që të akuzuarit për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames të qëndrojnë në qelisë. Ndërsa procesi gjyqësor për kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha, nuk është zhvilluar për shkak se policia ende nuk ka mundur ta arrestojë.

Ishte Dosja.al, ajo që raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi.

Në operacionin që dërgoi pusullën tek Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai Luftar Reçi dhe Plaurent Dervishaj, janë angazhuar 60 efektivë dhe një tufë me prokurorë. Lulzim Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa kunati i tij Plarent Dervishaj u kap në Abu Dabi por ende nuk është ekstraduar. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e klodian saliut vrasja e vajdin lames vrasja e klodian saliut vrasja e vajdin lames

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 09:44

KRUJË– Një 54-vjeçar me iniciale S. Sh., banues në fshatin Zezë, Krujë është arrestuar pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet municio...

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 09:39

TIRANË– Pandemia e koronavirusit në Shqipëri duket se ka humbur “ritmin” e infektimit të qytetarëve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se...

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 08:57

ITALI– Dëshmitë e marra nga fqinjët e Elona Kaleshës, kanë ngirtur dyshimet se 36-vjeçarja nuk e ka kryer vetëm krimin makabër të vrasjes dhe copëtimit t...