Aktualitet

STUDIMI! Akademia e Shkencave jep LAJMIN: Mbi 50% e qytetarëve të Tiranës janë imunë ndaj COVID-19. Anti-trupat zgjasin der

30 Dhjetor 2020, 09:35 Nga DOSJA
STUDIMI! Akademia e Shkencave jep LAJMIN: Mbi 50% e qytetarëve të

TIRANË– Akademia e Shkencave ka njoftuar sot rezultatet e fazës së dytë të studimit për përhapjen e pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.

Mjekët Genc Sulçebe dhe Alban Ylli, dy drejtuesit e studimit, kanë bërë me dije se të paktën 50% e popullatës së Tiranës e kanë kaluar COVID-19 dhe kanë fituar anti-trupa. Sipas mjekëve studimi ka nisur që para 10 muajsh dhe të dhënat e para janë marrë menjëherë pas daljes nga karantina, ku edhe ishte vënë re që shqiptarët nuk kishin rënë në kontakt me pandeminë.


Ndërsa më pa me kalimin e muajve, është vënë re që shifrat janë rritur, gjithmonë duke u bazuar në të dhënat e marra nga tri qendra shëndetësore në Tiranë. Sipas mjekut Sulçebe, të gjithë ata që janë pasuruar me anti-trupa do të kenë imunitet deri në 2 vite.

PJESË NGA FJALA:

Genc Sulçebe: Studimin e realizuam në tre faza për të parë si ishte gjendja pas lock-doën. Bëmë sondazh tek 124 individë dhe rezultoi se vetëm 1 ishte pozitiv. Kontakti i virusit me popullatën ishte minimal. Pra na nxiti që të shohim gjendjen e shtrirjes në një popullatë më të gjerë. U përzgjodhën popullatat e disa qendrave shëndetësore, me rreth 200 mijë banorë. Dolën pozitivë 48.5%. Ky është konkluzioni që nxjerrim sot. Pra kemi qënë në kontakt me virusin dhe janë të imunizuar dhe shpresojmë që ky imunitet të jetë afatgjatë. Kjo popullësi përfaqëson atë të Tiranës. Gjysma e popullatës së Tiranës e kanë kaluar pandeminë dhe janë imunizuar në mënyrë natyrale.

Alban Ylli: Duhet të merret me rezerva përkatëse dhe të jemi të kujdesshëm ndaj virusit. S’ka arsye për të festuar. Duhet ta pranojmë që këto të dhëna janë paraprake. Po punojmë ende me të dhënat por janë të mjaftueshme për të na bërë të kuptojmë që kemi një pozitivitet të ngjashme. Kjo pandemi sillet në mënyrë të çuditshme. Ka një harmoni të qarkullimit të virusit në të gjitha lagjet e Tiranës. Do të shohim ç’ndodh me grupmoshat.

Genc Sulçebe: Kemi 10 muaj që kemi nisur. Ata individë që janë imunizuar, kanë imunitete të fuqishëm që zgjat të paktën 2 vjet por mund edhe me tepër. Sa i përket bërjes së vaksinës, nuk i përjashtojmë ata që e kanë kaluar infeksionin, rekomandohet mos ta bëjnë ata që kanë infeksion akut. Unë do të shtoja, ata që e kanë kaluar infeksionin të lihen për t’u vaksinuar në fund fare. Të vaksinohen të tjerët që janë më të brishtë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi genc sulcebe koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 08:57

ITALI– Dëshmitë e marra nga fqinjët e Elona Kaleshës, kanë ngirtur dyshimet se 36-vjeçarja nuk e ka kryer vetëm krimin makabër të vrasjes dhe copëtimit t...

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 07:46

TIRANË– Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë. Rreth orës 23:20, një makinë ka dalë nga rrug...