Aktualitet

Sekuestrohen qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese, arrestohet 56-vjeçari në Lezhë

30 Dhjetor 2020, 10:37 Nga DOSJA
Sekuestrohen qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë

LEZHË– Policia e Lezhës ka vënë një pranga një 56-vjeçar, pasi në  dyqanin e tij janë gjetur qindra fishekzjarrë dhe kapsolla me fuqi të lartë shpërthyese.

Pronari me inicialet B.R., banues në Lezhë, u shoqërua në ambientet e Policisë, ku u arrestua për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera të nisura që prej fillimit të muajit dhjetor, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në një dyqan me artikuj ushqimorë në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, kanë gjetur një sasi lëndësh piroteknike të rrezikshme për jetën e qytetarëve, në rast përdorimi nga fëmijët apo personat e paautorizuar për përdorimin e tyre.

Pronari i dyqanit, shtetasi B. R., 56 vjeç, banues në Lezhë, u shoqërua në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Shkelja e të drejtës së pronësisë industriale” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të tregtimit apo përdorimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike, duke iu garantuar ruajtje të anonimatit dhe reagim të shpejtë e të paanshëm. Njëkohësisht, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të bizneseve që të respektojnë masat anticovid në interes të shëndetit të qytetarëve dhe të festojnë ndërrimin e viteve në shtëpitë e tyre, pasi nuk do lejohen daljet nëpër rrugë e sheshe.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 56-vjeçari në lezhë fushekzjarrë dhe kapslla arrestohet 56-vjeçari në lezhë fushekzjarrë dhe kapslla

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 09:44

KRUJË– Një 54-vjeçar me iniciale S. Sh., banues në fshatin Zezë, Krujë është arrestuar pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet municio...

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 09:39

TIRANË– Pandemia e koronavirusit në Shqipëri duket se ka humbur “ritmin” e infektimit të qytetarëve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se...

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 08:57

ITALI– Dëshmitë e marra nga fqinjët e Elona Kaleshës, kanë ngirtur dyshimet se 36-vjeçarja nuk e ka kryer vetëm krimin makabër të vrasjes dhe copëtimit t...