Aktualitet

30 Dhjetor 2020, 09:44 Nga DOSJA

KRUJË– Një 54-vjeçar me iniciale S. Sh., banues në fshatin Zezë, Krujë është arrestuar pasi gjatë kontrollit të banesës së tij iu gjet municion luftarak. Pas informacioneve se 54-vjeçari kishte armë në banesë, Policia shkoi për kontrolle në banesën e tij, ku edhe gjeti armën automatik, 7 krehra dhe 173 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I PLOTË:

Krujë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, 7 krehra dhe municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: S. Sh., 54 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. Sh., kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 7 krehra dhe 173 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kruje policia e krujes kruje policia e krujes

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 09:39

TIRANË– Pandemia e koronavirusit në Shqipëri duket se ka humbur “ritmin” e infektimit të qytetarëve. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se...

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 08:57

ITALI– Dëshmitë e marra nga fqinjët e Elona Kaleshës, kanë ngirtur dyshimet se 36-vjeçarja nuk e ka kryer vetëm krimin makabër të vrasjes dhe copëtimit t...

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 07:46

TIRANË– Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë. Rreth orës 23:20, një makinë ka dalë nga rrug...