Aktualitet

Krijoi ‘parajsë’ me 750 mijë euro pasuri në Shqipëri/ Prokuroria e Durrësit çon për gjykim italianin e Camorra-s, Fer

30 Dhjetor 2020, 08:45 Nga DOSJA
Krijoi ‘parajsë’ me 750 mijë euro pasuri në

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj italianit i njohur si anëtari i bandës së Camorras, Ferdinando Muollo, i cili është dënuar për vrasje në Itali, ndërsa në Shqipëri akuzohet për pastrim të parash.

Pasi kanë kryer hetimet, Prokuroria ka arritur që të vërtetojë se Ferdinando Muollo, ishte i proceduar penalisht në shtetin italian dhe kishte ardhur për në investuar në Shqipëri.  Këtu kishte leje qëndrimi dhe në vitin 2012 kishte regjistruar një shoqëri që kishte si objekt prodhimin dhe tregëtimin e medikamenteve e pajisjeve dentare në Tiranë.

Në këtë biznes, italiani zotëronte 50 % të aksioneve. Ndërsa në vitin 2015 ka regjistruar një tjetër biznes për larje dhe dezinfektim ambientesh mjekësore, kësaj herë me 45% të aksioneve në emër të tij. Po ashtu në të njëjtin vit ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku ka 30 % të kuotave.

Po kush është Ferdinado Muolo, pjesëtari i Camorras, që kishte ngritur bisnes dentar në qytetin bregdetar të Durrësit?

55-vjeçari italian, plot 17  vite më parë porositi vrasjen e kolegut të tij, Salvatore Ridosso, “Pisciello”, e cila ndodhi më 16 maj 2002, për një biznes që shkoi keq. Më pas vrasja çoi në hakmarrjen e familjes Ridosso, të cilët paguan 100 mijë euro për vrasjen e Luigi Muolo, vëllait të Ferdinandit. Nga ana e drejtësisë shqiptare, Muolos i janë sekuestruar 5 apartamente banimi, 13 garazhe, 1 automjet me vlerë 40 000 Euro dhe afro 10 000 euro llogari bankare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinando muollo ferdinando muollo

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Dhjetor 2020, 07:46

TIRANË– Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë. Rreth orës 23:20, një makinë ka dalë nga rrug...