Politike

PD publikon VIDEON/ Alibeaj: Arsyeja pse nuk kemi hapur negociatat me BE është pengmarrja e Ramës nga krimi

29 Dhjetor 2020, 21:46 Nga DOSJA
PD publikon VIDEON/ Alibeaj: Arsyeja pse nuk kemi hapur negociatat me BE

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku Edi Rama jep premtime që sipas PD-së deri më tani nuk janë mbajtuar.

Krahas videos Alibeaj shkruan se lufta kundër krimit të organizuar është një nga dështimet e mëdha të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, pengmarrja e Edi Ramës nga krimi është një nga arsyet pse sot nuk kemi hapur negociatat me BE.

POSTIMI: 

“Kjo puna e OFL-së është bërë për të qarë e për të qeshur. Shqiptarët kanë mësuar këto 7 vjet se nuk mund të luftohet krimi i organizuar, kur kryeministri ka aleat në qeveri trafikantët ndërkombëtarë të drogës. Lufta kundër krimit të organizuar është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës, sepse paratë e krimit janë përdorur për të blerë pushtetin e kryeministrit. Pengmarrja e Edi Ramës nga krimi është një nga arsyet pse sot nuk kemi hapur negociatat me BE. Vendit i duhet një kryeministër që nuk është peng i krimit, për t’i dhënë fund spektaklit të dështuar dhe për të luftuar krimin, siç bëmë kur hoqëm vizat me BE”

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 21:38

TIRANË– Analisti Agron Gjekmarkaj i ka përjetuar ndryshe emërimet në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Teksa flitej për ndryshimet e bëra, Gjekmark...

Politike 29 Dhjetor 2020, 20:44

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar ndryshimet e bëra nga kryeministri Edi Rama në kabinetin e tij qeverisës. I ftuar në emisionin “Tempo...