Bota

Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, gruaja sjellë në jetën fëmijën kur vendi po dridhej 

29 Dhjetor 2020, 21:38 Nga DOSJA
Tërmeti i fuqishëm në Kroaci, gruaja sjellë në

KROACI–Një fëmijë ka ardhur në jetë në Kroaci menjëherë pas tërmetit 6.4 Rihter që tronditi vendin. Sipas mediave, gruaja ishte shtruar në në spitalin e Siskut ku dhe ka sjellë në jetë fëmijën e saj pikërisht kur vendi po dridhej. Ndërkohë që drejtori i spitalit Tomisllav Dujmenoviç ka thënë se gjithçka ka shkuar mirë.

Shpresë/ Lind foshnja, gjatë momentit që tërmeti tronditi Kroacinë

“Nëna dhe foshnja janë mirë, gjithçka ka shkuar siç duhet”, ka deklaruar drejtori i spitalit të Siskut, Tomisllav Dujmenoviç.

Më herët mediat kroate kishin raportuar se një foshnje në inkubator është lënduar, por Dujmenoviç ka thënë para gazetarëve se nuk ka informacione lidhur me këtë. Ndërsa, ka raportuar se spitali ka dëme të mëdha.

Është shembur reparti i intensivës, kirurgjia dhe gjinekologjia. Mund të thuhet se ka mbetur vetëm objekti i ri. Të gjithë pacientët po i dërgojnë në objektin e ri. Pjesa që ka shpëtuar më nuk është për përdorim”, ka shtuar ai.

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka shkundur sot Kroacinë. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda. Deri më tani janë shënuar 6 viktima dhe 20 të plagosur.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kroaci termet ne kroaci kroaci termet ne kroaci

Sondazh

Poll