Bota

SONDAZHI/ A është “shëruar” plotësisht Kina nga goditja e ashpër e Covid-19?

29 Dhjetor 2020, 21:26 Nga DOSJA
SONDAZHI/ A është “shëruar” plotësisht Kina nga

PEKIN– Kina nuk është “shëruar” plotësisht nga tronditja e pandemisë së koronavirusit. Sipas një sondazhi të bërë ndaj udhëheqësve së bizneseve nga China Beige Book është bërë e ditur se pas rreth një viti që kur Covid-19 u shfaq për herë të parë në qytetin kinez të Wuhan, afërsisht dy të tretat e drejtuesve të anketuar kanë thënë se nuk presin që shitjet, fitimet dhe punësimi të kthehen në nivelet e vitit 2019 deri në të paktën tre muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, përfundimi i sondazhit bie në kontrast me parashikimet përgjithësisht optimiste për Kinën, e vetmja ekonomi e madhe në botë.

Rastet e infektimit me  Covid-19, të shfaqura së fundmi në kryeqytetin e Pekinit, si dhe përhapja e vazhdueshme e virusit në gjithë botën do të thotë se pandemia është një pasiguri për autoritetet dhe bizneset kineze. Sakaq, të dhënat ekonomike të vitit të plotë të Kinës për vitin 2020 pritet të dalin më 18 janar, sipas faqes së internetit të Byrosë Kombëtare të Statistikave.

Që prej fillimit të pandemisë në Kinë janë shënuar 603,986 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 16,488 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine kine

Sondazh

Poll