Politike

Opozita garon me një listë të përbashkët? Zgjedhjet parlamentare, PDIU konfirmon kandidimin së bashku me PD-së

29 Dhjetor 2020, 18:25 Nga DOSJA
Opozita garon me një listë të përbashkët? Zgjedhjet

TIRANË– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka konfirmuar se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të futet bashkë me Partinë Demokratike. Lajmin e ka konfirmuar vetë kreu i saj, Shpëtim Idrizi gjatë një interviste në “Abc”, duke mos lënë pa komentuar edhe ndryshimet në qeveri. 

“Gjëja e parë që më vjen të them është se a e dinë këto që janë bërë ministra pasi mënyra se si ai i merr vendimet janë si një sulltan ndërsa një njeri i cili ka për interesin për zgjedhjet është munduar që të vendosë ato emra që i thonë diçka PS-ja dhe ne kemi të bëjmë me një sulltan dhe me disa zv ministra. Ne kemi një marrëveshje me PD-në dhe do të jemi të listuar me atë të PD-së. Besoj se 2017 është rasti që po e përsërit Rama tani që në atë kohë e bëri prishje koalicionesh pa ligj tashmë po e bën me ligj,”- tha Idrizi.

Ndërkohë që pas deklaratës së tij nuk ka asnjë reagim nga ana e Partisë Demokratike lidhur me konfirmimin e bashkëpunimit mes dy forcave politike. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shpetim idrizi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 shpetim idrizi zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 16:43

TIRANË– Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka hequr dorë nga posti i tij ditën e sotme. Sipas Gazetës Ekspress, e cila ka arritur që të shkëpus...