Politike

‘Rama bëri marrëveshje të fshehtë me Dendias’/ Berisha flet për PRAPASKENA: Shqipëria humbet tre milje në Jon me dekr

29 Dhjetor 2020, 17:32 Nga DOSJA
‘Rama bëri marrëveshje të fshehtë me Dendias’/

TIRANË– Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka folur lidhur me çështjen e detit me Greqinë, duke pretenduar se me dekretin e lëshuar nga fqinjët, Shqipëria humb 3 milje det.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Berisha shkruan se pasardhësi i tij, kryeministri Edi Rama ka nënshkruar një marrëveshje të fshehtë me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias disa muaj më parë kur ai mbërriti në Tiranë. Bashkë me miljet detare, sipas Berishës humbasin edhe puse nafte dhe gazi. 

“Shqiperia humbet tre milje dhe pikerisht miljet e triliona euro te depozitave gjigande te gazit dhe naftes kurse Greqia fiton tre milje dhe triliona euro te shitura nga Edvin Kristaq Zografi ne perputhje me marreveshjen e fshehte Rama – Dendia”, shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTË:

Çështja e detit me Greqinë ka ngjallur sërish debate mes politikës shqiptare. Presidenti Ilir Meta kërkon informacion lidhur me marrëveshjen mes dy vendeve, ndërsa shton se nuk do të lejojë që të cënohet interesi kombëtar. Kreut të shtetit i është kundërpërgjigjur vetë kryeministri Edi Rama, i cili është shpehur se nuk ka asnjë marrëveshje prandaj i janë drejtuar Hagës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon sali berisha greqia merr 12 milje nga deti jon sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 16:43

TIRANË– Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka hequr dorë nga posti i tij ditën e sotme. Sipas Gazetës Ekspress, e cila ka arritur që të shkëpus...