Politike

29 Dhjetor 2020, 16:43 Nga DOSJA

TIRANË– Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka hequr dorë nga posti i tij ditën e sotme. Sipas Gazetës Ekspress, e cila ka arritur që të shkëpusë një prononcim nga Cakaj, ai nuk ka ndërmend një kthim në politikën e Kosovës. Cakaj ka mohuar kategorikisht zërat se do të bëhet pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Lajme të rreme. Këtë përgjigje e kam dhënë edhe më herët për Express. Unë nuk planifikoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. Kaq! Arsyeja e dorëheqjes nga pozita e kryediplomatit të Shqipërisë nuk është inkuadrimi në politikën kosovare,”- ka thënë Cakaj.

Gjatë kohës kur ishte në detyrë, Cakaj është përmendur mund të rikthehej në politikën e e Kosovës, më saktësisht në PDK. Më herët, ai ka qënë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, si aktivist i saj. Por kur ai nisi karrierën e tij politike në Shqipëri, pati disa përplasje të ashpra me LVV-në duke ndarë rrugët me këtë forcë politike. 

Cakaj dha dorëheqjen ditën e sotme për t’u zëvendësuar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Në vend të kësaj të fundit, është caktuar ish-zv.kryeministri, Niko Peleshi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj ndryshimet në qeverinë rama gent cakaj ndryshimet në qeverinë rama

Sondazh

Poll