Bota

Presidenti i Këshillit Evropian shpreh mbështetje për Kroacinë: Po monitorojmë situatën nga afër

29 Dhjetor 2020, 14:13 Nga DOSJA
Presidenti i Këshillit Evropian shpreh mbështetje për

BRUKSEL-Bashkimi Evropian ka ofruar mbështetje për qytetarët dhe autoritet në Kroaci, për situatën e vështirë që po përballen, pas tërmetit.

Me anë të një postimi në Twitter, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka shprehur mbështetjen e BE-së, duke u shprehur se po e monitorojnë situatën nga afër.

Ne po ndjekim nga afër situatën në Zagreb pas tërmetit shkatërrues. Mendimet tona shkojnë te punëtorët e plagosur dhe të vijës së frontit. Në këtë kohë të vështirë, Bashkimi Evropian ofron mbështetjen dhe ndihmën e tij të plotë për njerëzit e Kroacisë dhe Kryeministrit @AndrejPlenkovic,“-ka shkruar ai.

Tërmeti në Kroaci ra në orën 12:20 me epiqendër në qytetin e Petrinjës. Tërmeti ishte me magnitudë 6.3 të shkalës rihter dhe deri tani raportohet një viktimë dhe dhjetëra të plagosur.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni be charles michel be charles michel

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2020, 13:48

A ka hequr Netflix filma e Johnny Deep?

SHBA– Disa vëzhgues të kujdesshëm raportojnë se Netflix ka hequr të gjithë filmat e Johnny Depp nga shërbimi i tij. Jo vetëm që kjo histori nuk është e vë...