Bota

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, mediat turke: SKANDALOZE! Është shkak për LUFTË

29 Dhjetor 2020, 14:11 Nga DOSJA
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, mediat turke: SKANDALOZE!

TURQI– Mediat turke kanë komentuar vendimin e Greqisë për tu zgjeruar 12 milje në detin Jon. Këtë vendim ata e kanë cilësuar si provokim skandaloz kundër shtetit të tyre.

Mediat turke e kanë komentuar si ‘SKANDAL’.

Vendim skandaloz nga Greqia: Ai shtrin ujërat territoriale në 12 nm në Detin Jon” është titulli i një postimi nga Yeni κafak, ndërsa Aydinlik shkruan “Vendimi për 12 miljet detare është një skandal”.Greqia rrit ujërat e saj territoriale në 12 milje në Detin Jon” është titulli i shkrimit të Milliet.

Shkrimet i referohen gjithashtu pozicionit zyrtar të shprehur nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, sipas të cilit Greqia “do të përdorë të drejtën e saj për të shtrirë ujërat territoriale në zona të tjera detare në të ardhmen“. Ky koment nga Kryeministri Grek, sipas mediave turke, është një referencë e qartë për zonat e diskutueshme nga Turqia, duke paralajmëruar Greqinë për luftë nëse vazhdon të zgjerojë ujërat e saj territoriale.

Dy ditë më parë, Greqia njoftoi zyrtarisht se do të zbatonte dekretin për tu zgjeruar me 12 milje në detin Jon. Lajmi hapi debat në politikën shqiptare si dhe krijoi më shumë përçarje mes Turqisë dhe Greqisë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqia zgjerohet me 12 milje ne jon mediat turke per 12 miljet e greqise ne detin jon greqia zgjerohet me 12 milje ne jon mediat turke per 12 miljet e greqise ne detin jon

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2020, 13:48

A ka hequr Netflix filma e Johnny Deep?

SHBA– Disa vëzhgues të kujdesshëm raportojnë se Netflix ka hequr të gjithë filmat e Johnny Depp nga shërbimi i tij. Jo vetëm që kjo histori nuk është e vë...