Bota

Tërmeti në Kroaci, mbyllet centrali bërthamor në Slloveni

29 Dhjetor 2020, 13:05 Nga DOSJA
Tërmeti në Kroaci, mbyllet centrali bërthamor në Slloveni

SLLOVENI-Centrali bërthamor i Sllovenisë, Krsko është mbyllur ditën e sotme pas tërmetit që ra në Kroaci. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se kjo gjë është pjesë normale e procedurës.

Termocentrali është projektuar që të ndalohet në rast të katastrofave të mëdha natyrore. Ndërkohë që ai është ndërtuar në mënyrë që të përballojë tërmete me fuqi 7.9 të shkallës rihter.

Tërmeti në Kroaci ra në orën 12:20 me epiqendër në qytetin e Petrinjës. Tërmeti ishte me magnitudë 6.3 të shkalës rihter dhe deri tani raportohet një viktimë dhe dhjetra të plagosur.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni centrali bërthamor krsko termet ne kroaci centrali bërthamor krsko termet ne kroaci

Sondazh

Poll