Bota

Dhunohet statuja e Breonna Taylor, policia e Oakland nis hetimet

29 Dhjetor 2020, 13:07 Nga DOSJA
Dhunohet statuja e Breonna Taylor, policia e Oakland nis hetimet

SHBA– Një akt vandalizmi është cilësuar nga policia pasi një statujë e Breonna Taylor , e ngritur për të nderuar kujtimin e saj, u shkatërrua në Oakland, California.

Departamenti i policisë tha të hënën vonë se ata ishin duke hetuar këtë incident, edhe pse akoma nuk kanë identifikuar ndonjë të dyshuar apo motivet. Statuja u gjet e shkatërruar të Shtunën, rreth dy javë pasi ishte instaluar.

Leo Carson, artisti që krijoi bustin, tha se ai e konsideroi shkatërrimin e statujës së Taylor “një akt të agresionit racist që synonte të shtypte luftën për lirinë e afro-amerikanëve”.

Busti qeramik portretizon një Taylor të qeshur dhe u instalua në qendër të qytetit Oakland pranë Bashkisë. Në bazën e tij është një pllakë ku shkruhet: “Thuaj emrin e saj: Breonna Taylor “.

Matt Bigler, një gazetar vendas, shkroi në Twitter se një firmë ligjore Kaliforniane kishte ofruar të paguante për restaurimin e statujës.

Taylor, një teknike afro-amerikane e urgjencës mjekësore, u qëllua dhe u vra gjatë një sulmi të ashpër të policisë në banesën e saj në Louisville, Kentucky, në orët e para të 13 Marsit .

I dashuri i Taylor, i cili ishte me të kur policia hyri në shtëpi, hapi zjarr pasi kujtoi se ishin hajdut. Tre oficerë policie u përgjigjën me 32 të shtëna, gjashtë prej të cilave goditën Taylor, duke e vrarë atë.

Çështja u kthye në dritë ndërsa demonstratat kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë u përhapën në të gjithë SHBA pas vdekjes në maj të George Floyd , një burrë afro-amerikan që u vra kur një oficer policie i Minneapolis e gjunjëzoi në qafë për gati nëntë minuta.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dhunohet statuja e breonna taylor dhunohet statuja e breonna taylor

Sondazh

Poll