Bota

Tërmeti në Kroaci, makinat krijojnë radhë kilometrike, shërbmet e urgjencës nuk mund të çajnë trafikun: Ju lutem hapni

29 Dhjetor 2020, 13:34 Nga DOSJA
Tërmeti në Kroaci, makinat krijojnë radhë kilometrike,

KROACI- Tërmeti në Kroaci ka bërë që trafiku në vend të rëndohet dhe makinat të bëjnë një radhë kilometrike. Në lidhje me këtë ka reaguar Zyra e Menaxhimit të Emergjencave të Qytetit ku u ka bërë thirrje banorëve që të dilnin nga rruga pasi kanë bllokuar të gjithë mjetet e urgjencës që të kalojnë.

Zyra për Menaxhimin e Emergjencave ka thënë se qytetarët i kanë bllokuar të gjitha rrugët me makinat e tyre dhe kjo gje nuk lejon që shërbimet e emergjencës të kalojnë, për të dhënë ndihmën e tyre.

Tërmeti në Kroaci ra në orën 12:20 me epiqendër në qytetin e Petrinjës. Tërmeti ishte me magnitudë 6.3 të shkalës rihter dhe deri tani raportohet një viktimë dhe dhjetra të plagosur.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni termet ne kroaci termet ne kroaci

Sondazh

Poll