Bota

Megan Markle sipërmarrëse, ja biznesi ku po investon

29 Dhjetor 2020, 13:59 Nga DOSJA
Megan Markle sipërmarrëse, ja biznesi ku po investon

SHBA– Mund të themi tashmë se Meghan Markle nuk mund të ‘rrijë’ pa titull pasi sipas Vanity Fair ajo po shndërrohet në një sipërmarrëse. Sipas raportimit ajo po përfshihet në botën e startup-eve, duke investuar në ”Clever Blends”, një biznes i vogël i gjithi femëror.

Kompania, e cila është e vendosur në Montecito, Kaliforni dhe drejtohet edhe nga bashkëthemeluesja Hannah Mendoza, prodhon qumësht tërshëre dhe dhuron 1% të të ardhurave për organizatat që luftojnë për të drejtën ushqimore në SHBA.

“Ky investim është në mbështetje të një sipërmarrjeje të apasionuar që favorizon krijimin e një komuniteti krahas biznesit të saj”, thuhet në deklaratën e Meghan.

Mendoza dha ​​gjithashtu një deklaratë, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e dukeshës së Sussex.

”Pasioni i saj për atë që po krijojmë është i dukshëm dhe nuk mund ta imagjinoja një partneritet më të harmonizuar. Jam entuziaste për rrugën që do të ndjekim së bashku”, shtoi ajo.

Për të sponsorizuar sipërmarrjen e saj të re të biznesit, Meghan i dërgoi një shportë të mbushur me produkte ”Clever Blends” një nga grave më me ndikim të Amerikës: shoqes dhe fqinjës se saj, Oprah Winfrey, e cila menjëherë i publikoi ato në profilet e mediave sociale ku vetëm në Instagram ka më shumë se 19 milionë ndjekës.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota megan markle sipermarrese megan markle sipermarrese

Sondazh

Poll

Bota 29 Dhjetor 2020, 13:48

A ka hequr Netflix filma e Johnny Deep?

SHBA– Disa vëzhgues të kujdesshëm raportojnë se Netflix ka hequr të gjithë filmat e Johnny Depp nga shërbimi i tij. Jo vetëm që kjo histori nuk është e vë...