Bota

“Jam para një vajze të vdekur”/ Fjalët rrëqethëse të kryetarit të Petrinjës që u trondit nga tërmeti, kërkon ndih

29 Dhjetor 2020, 13:04 Nga DOSJA
“Jam para një vajze të vdekur”/ Fjalët

KROACI– Skena tmerri vijnë nga Kroacia. Petrinja, qyteza që u trondit nga tërmeti i fuqishëm mesditën e sotme është bërë pothuajse i pajetueshëm dhe sheh vetëm njerëz që qajnë dhe ulërasin, apo kërkojnë të humburit nën rrënoja.

Kryetari i Petrinjës, Darinko Dumbović deklaroi për mediat vendase se e kishte parë vetë viktimën e parë të këtij tërmeti të tmerrshëm.

“Tani jam para një vajze të vdekur që vdiq, po presim ndihmë. Nuk kam gjysmën e vendit, më ngjan me shpërthimin në Hiroshima. Nxorëm një fëmijë të vogël, qyteti është shkatërruar, nuk mund të jetosh më në të. Fatkeqësi, nënat qajnë për fëmijët e tyre, nuk e di. Ne kemi nevojë për ndihmë, kemi nevojë për shërbime të urgjencës,”- tha Dumbović.

Deri më tani në Kroaci është konfirmuar një viktimë dhe dhjetëra të plagosur. Shtëpitë janë rrënuar dhe dëmet materiale nuk kanë fund, pas lëkundjes së fortë, me magnitutë 6.3 gradë të shkallës rihter.  Kroacia u godit mesditën e sotme nga ky tërmet i fortë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni termet ne kroaci termet ne kroaci

Sondazh

Poll