Bota

Rregullat e reja/ Britania konfirmon ndryshimin e madh nga sot për këdo që dërgon pako në BE

29 Dhjetor 2020, 12:49 Nga DOSJA
Rregullat e reja/ Britania konfirmon ndryshimin e madh nga sot për

BRITANI– Kushdo që dërgon çdo lloj pakoje në BE duhet të kalojë nëpër një procedurë të re nga sot, ka thënë Zyra Postare në Britani.

Personat që dërgojnë pako nga Britania e Madhe në çdo vend të BE-së tani duhet të bashkangjitin një deklaratë doganore, përndryshe nuk do të dërgohet, shkruajnë mediat vendase.

Ndryshimi i cili vjen për shkak të Brexit , vlen për edhe për njerëzit të dërgojnë dhurata personale te miqtë dhe të afërmit e tyre, jo vetëm për bizneset.

Ndryshimi është për shkak të largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga tregu i vetëm i BE-së dhe bashkimi doganor, ku kryeministri britanik Boris Johnson nuk pranoi të qëndronte pjesë e saj. Marrrëveshja e për Brex-in (tregtinë e lirë) mes Evropës dhe Anglisë u nënshkrua me 24 dhjetor mes palëve të përfshira. Lajmin për nënshkrimin e saj e ka dhënë vetë Kryeministri britanik Boris Johnson me anë të një konference për shtyp.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania dergesat drejt europes rregullat e reja britania dergesat drejt europes rregullat e reja

Sondazh

Poll