Bota

Tërmeti/ Kryeministri kroat: Janë mobilizuar të gjithë, e rëndësishme është të shpëtojmë jetë  

29 Dhjetor 2020, 12:49 Nga DOSJA
Tërmeti/ Kryeministri kroat: Janë mobilizuar të gjithë, e

KROACI- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković ka reaguar mbi tërmetin që “shkundi” Kroacinë. Në një status në Twitter, ai ka thënë se ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe se ka mobilizuar të gjitha shërbimet në dispozicion për të ndihmuar njerëzit. Ndër të tjera në statusin e tij Plenkoviç ka shkruar se gjëja më e rëndësishme tani është që të shpëtohen jetë.

“Gjatë rrugës për në Petrinja pas një tërmeti tjetër shkatërrues në Qarkun Sisak-Moslavina, i cili u ndje në shumë pjesë të Kroacisë. Ne mobilizuam të gjitha shërbimet në dispozicion për të ndihmuar njerëzit dhe për të pastruar pjesët e shkatërruara. Tani gjëja më e rëndësishme është të shpëtojmë jetë,” shkroi Plenković.

Tërmeti në Kroaci ra në orën 12:20 me epiqendër në qytetin e Petrinjës. Tërmeti ishte me magnitudë 6.3 të shkalës rihter dhe deri tani raportohet një viktimë dhe dhjetra të plagosur.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni andrej plenkoviç. termet ne kroaci andrej plenkoviç. termet ne kroaci

Sondazh

Poll