Sport

I dëmtuar dhe 34-vjeç, Pique po mendon të tërhiqet nga futbolli, por jo nga Barcelona! Ja hapi i madh

28 Dhjetor 2020, 14:26 Nga DOSJA
I dëmtuar dhe 34-vjeç, Pique po mendon të tërhiqet nga

SPANJË-Gerard Pique po mendon për të ardhmen e tij. Nuk po flasim për atë në fushë, por jashtë saj. Mbrojtësi i Barcelonës do të hedhë kanditaturën për president të Barcelonës. Dëmtimi që pësoi në gju dhe mosha 34 vjeç nuk e favorizojnë më spanjollin që të luajë në nivele të larta, prandaj ka vendosur të hedhë hapin e madh.

Pique është mobilizuar për të arritur qëllimin, fillimisht duhen 65,000 formularë për të mbledhur firmat dhe për ti dorëzuar në zyrat e klubit. Sipas gazetës prestigjioze, Pique thuhet se e ka marrë këtë vendim pas humbjes turpëruese ndaj Bayernit të Mynihut në Champions në gushtin e këtij viti, ku ka menduar se si futbollist ka dhënë gjithçka për këtë klub dhe kishte ardhur momenti për të ndihmuar katalanasit edhe jashtë fushe.

Sidoqoftë, Piqué tashmë ka përvojë menaxheriale: ai është në fakt presidenti i Grupit Kosmos, i cili ka fituar të drejtat për Kupën Davis.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona pique barcelona pique

Sondazh

Poll

Sport 28 Dhjetor 2020, 12:06

Poketino-Paris SG, pritet vetëm zyrtarizimi

FRANCE – Skuadra franceze e Paris SG, nuk po arrin të gjejë trajnerin e duhur që të justifikojë shpenzimet e mëdha që bën për lojtarët, duke fituar një trofe eu...