Sport

Aksidenti tragjik i merr jetën ish-mbrojtësit të Liverpool, futbollisti po udhëtonte së bashku me gruan e tij

28 Dhjetor 2020, 13:12 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik i merr jetën ish-mbrojtësit të Liverpool,

URUGUAJI-Maximilano Pereira, mbrojtësi 27-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i futbollistit u zbulua nga marina detare brenda ujërave të Salto del Penitente, brenda metropolit të Minas.

Sipas informacioneve të fundit lojtari po udhëtonte me makinë së bashku me bashkëshorten e tij, por një lëvizje e gabuar bëri që makina të zhytej në liqen nga ku më pas nuk ka mundur të dal nga makina dhe është zhytur thellë në ujë.

Zjarrfikësit u përpoqën ta shpëtonin, por nuk ia arritën sepse shkuan disa orë me vonesë. Maximilano Pereira nuk është shumë i njohur në arenën europiane, pasi mbrojtësi ka luajtur me skuadrat Sport Boys të Bolivisë, Deportivo Santín të Paraguait, Miramar Misiones, Racing, Liverpoolit Uruguaji dhe Central Españolit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maximilano pereira maximilano pereira

Sondazh

Poll

Sport 28 Dhjetor 2020, 12:06

Poketino-Paris SG, pritet vetëm zyrtarizimi

FRANCE – Skuadra franceze e Paris SG, nuk po arrin të gjejë trajnerin e duhur që të justifikojë shpenzimet e mëdha që bën për lojtarët, duke fituar një trofe eu...