Sport

Ibrahimoviç blen një 1 mijë hektarë pyll në vendlindje

28 Dhjetor 2020, 12:13 Nga DOSJA
Ibrahimoviç blen një 1 mijë hektarë pyll në

SUEDI – Me gjasë, periudha e gjatë e pushimit për Zlatan Ibrahimoviç përfundon këtë javë dhe të gjithë e presin në Milano, ku do të bëhet gati për rikthimin në fushën e lojës. Megjithatë, gjatë kësaj faze rikuperimi, projektet e sulmuesit kuqezi kanë vazhduar, por bëhet fjalë për ato jashtë fushës së lojës.

Sipas mediave vendase ai ka blerë së fundmi një pyll rreth 1 mijë hektarë në afërsi me kufirin me Norvegjinë, duke shpenzuar rreth 3 milionë euro. Pylli ndodhet në zonën “Are”, ku është një zonë mjaft e shtrenjtë edhe për vetë suedezët.

Sulmuesi 39-vjeçar posedon një vilë pranë malit “Cooperhill” dhe gjithmonë aty i kalon momentet e tij të relaksit. Thuhet se Ibrahimoviç po përshpejton ritmet e rikuperimit pët ta parë në fushë ndaj Juventusit më 6 janar.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 28 Dhjetor 2020, 12:06

Poketino-Paris SG, pritet vetëm zyrtarizimi

FRANCE – Skuadra franceze e Paris SG, nuk po arrin të gjejë trajnerin e duhur që të justifikojë shpenzimet e mëdha që bën për lojtarët, duke fituar një trofe eu...