Sport

Poketino-Paris SG, pritet vetëm zyrtarizimi

28 Dhjetor 2020, 12:06 Nga DOSJA
Poketino-Paris SG, pritet vetëm zyrtarizimi

FRANCE – Skuadra franceze e Paris SG, nuk po arrin të gjejë trajnerin e duhur që të justifikojë shpenzimet e mëdha që bën për lojtarët, duke fituar një trofe europian, pasi suskeset në Francë nuk konsiderohen më të tilla me lojtarët që ka.

Shkarkimi i Tomas Tushel është vendosur të njoftohet, pasi ka arritur një marrëveshje me Paris SG-në për t’u larguar menjëherë, me një kompensim me vlerë prej 6 milionë euro, raporton “Bild.” Ndërkohë që emri i ri për të marrë timonin e pankinës së francezëve është Mauricio Poketino.

Sipas ekspertit italian Fabricio Romano, të dy palët ka rënë dakord rreth kushteve për të marrë drejtimin e kampionëve të Ligue 1. Ish-trajneri i Totenhamit, Mauricio Poketino tani është i gatshëm të kthehet te Paris SG, ku ai luajti midis viteve 2001 dhe 2003.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2020, 18:03

VIDEO / Partizani turpëron Kukësin, 4-1

ELBASAN – Partizani i Ilir Dajës shkatërron Kukësin me shifrat 4-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një rezultat i papritur deri diku, kur sheh...