Politike

Kërkesa e ILD për Ministren Gjonaj: Ulje e numrit të viteve të punës nga 13 në 7 vite për inspektorët

28 Dhjetor 2020, 13:42 Nga DOSJA
Kërkesa e ILD për Ministren Gjonaj: Ulje e numrit të viteve

TIRANË–Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani nw njw letwr qw i ka dwrguar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kërkon ndryshime në ligj për kriteret e përzgjedhjes së inspektorëve, për shkak se kushtet aktuale nuk i plotëson askush. ILD kërkon që kriteri për 13 vite eksperiencë pune për një kandidat që aspiron për t’u bërë pjesë e kësaj strukture, të ulët në 7 vite.

“Neni 1. parashikon ndryshimin e nenit 55 it ligjt aktual. dispozité që rregullon komandimin e magjistratëve në pozicionin e inspektorit pranë Zyrës se Inspektorit te Larté te Drejtësisë, ka ndryshim ligjor do t8 sjelle si pasoje, mundësinë e komandimit ne pozicionin e inspektor te magjistratëve qe kane ushtruar funksionin jo me pak se shtat vjet si gjyqtar ose prokuror. kjo me qellim qe te garantohet ushtrimi normal i veprimtarisë institucionale dhe përmbushja e qëllimit të reformës ne drejtësi qe është pikërisht rikthimi i besimit te publikut në sistemin e drejtësisë. Kriteri prej 7 vitesh pervoje si gjyqtar apo prokuror merr në konsiderate, parashikimet e nenit 47 pika 4 te ligjit nr. 96/2016 “Per statusin e gjyqtareve dhe prokurorëve ne Republikën e Shqipërisë”, te ndryshuar, qe parashikon mundësinë e ngritjes në detyre ne pozicione pran gjykatave ose te prokurorive të shkalles se dyte te magjistraleve që kanë ushtruar funksionin për jo me pak se 7 vite në shkallën e parë. Ky propozim është me harmoni edhe me statusin e parashikuar për inspektorin magjistrat referuar nenit 210 pika 2 v ligii nr. 115/2016 “Per organet e qeverisjes se sistemit të drejtesise”, i ndryshuar,i cili, parashikohet të jete i njëjtë me atë te gjyqtarit që ushtron funksionin pranë gjykatës se apelit. Referuar të dhënave në lidhje me vjetersine e magjistratëve ne sistemin gjyqesor apo ate te prokurorisë rezulton se kriteri prej jo me pak se 13 vite përvojë në shkallet me te ulta përmbushet nga 379 magjistratë. Ndërkohë qe kriteri prej jo me pak se 7 vite përvoje në shkallen e pare përmbushet nga 492 magjistratë”, shkruan ILD për ndryshimin e ligjit.

Referuar të dhënave në lidhje me vjetersinë e magjistratëve ne sistemin gjyqesor apo ate te prokurorisë rezulton se kriteri prej jo me pak se 13 vite përvojë në shkallet me te ulta përmbushet nga 379 magjistratë. Ndërkohë qe kriteri prej jo me pak se 7 vite përvoje në shkallen e pare përmbushet nga 492 magjistratë”

ILD kërkoi gjithashtu plotësimin e vakancave për inspektor pranë këtij institucioni, pagë të njëjtë për inspektorët magjistrantë me ata jomagjistrantë dhe rregullimin e marrëdhënies së Inspektorit të Lartë me inspektotrët gjatë verifikimit të ankesave.

(a.b/a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike etilda gjoni ild etilda gjoni ild

Sondazh

Poll

Politike 28 Dhjetor 2020, 11:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot dy atdhetarët e shquar përmetarë, Agathokli Xhitomi dhe At Aleksandër Lipe me Titullin e lartë “Kalorës i Urd...