Politike

Berisha publikon diplomën e drejtueses së KPK-së: Pamela Qirko është një e ngelur në klasë dhe kryeson Vettingu-n, skand

28 Dhjetor 2020, 12:44 Nga DOSJA
Berisha publikon diplomën e drejtueses së KPK-së: Pamela Qirko

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar diplomën e drejtueses se KPK-së, Pamela Qirko dhe shkruan se ajo është një e mbetur në klasë. Në një status në Facebook, Berisha shton se Qirko është motra e ministres Belinda Ballukut, ka ngelur me shkolle dhe drejton Vettingu-n, duke e cilësuar këtë gjë si diçka skandaloze.

Sipas diplomës që ka publikuar Berisha, Qirko e ka filluar shkollën në vitin 1996 dhe e ka përfunduar në vitin 2001, pra 5 vjet e jo 4 vjet sic ka qenë sistemi arsimor në atë kohë, duke vërtetuar ngeljen sipas ish-kryeministrit.

“KPK drejtohet nga nje e mbetur ne klase. Merita: Pamela Qirko eshte motra e Ndrikull Ballukut  Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb. I nderuar doktor , jam një punonjes I KPK , aty çfar nuk degjoj lloje pazaresh, por kjo ska rendesi , ajo qe eshte me skandaloze eshte se drejtuesja e KPK Pamela Qirko motra e ministries se Ramziut Belinda Ballukut, ka ngelur me shkolle dhe drejton vetingun, kjo eshte skandaloze , po ju dergojme dipllomen e ngelses Qirko ki provohet se , shkollen e ka filluar ne 1996 dhe e ka perfunduar ne 2001 pra 5 vjet jo 4 vjet sic ka qene sistemi arsimor ne ate kohe. Kjo eshte skandaloze,”- shkruan Berisha në statusin e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike berisha nxjerr diplomen e qirkos sali berisha berisha nxjerr diplomen e qirkos sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 28 Dhjetor 2020, 11:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar sot dy atdhetarët e shquar përmetarë, Agathokli Xhitomi dhe At Aleksandër Lipe me Titullin e lartë “Kalorës i Urd...